Absurd Energjitik
Nga Eduard Ypi
Para disa ditėsh Presidenti i Konfindustria Shqiptare, Z. Fratari me anė tė njė deklarate pėr shtyp hodhi idenė e triskėtimit ose e thėnė mė thjesht tė racionalizimit tė pėrdorimit tė energjisė elektrike nga ana e tė gjithė subjekteve. Ēfarė tha Fratari : Nė kushtet kur energjia elektrike ėshtė ajo qė ėshtė sėbashku me dinamikėn e rritjes dhe paksimit tė prodhimit dhe importit nga njėra anė dhe dinamikėn e konsumit nga ana tjetėr nuk mbetet shumė pėr tė bėrė veēse si tė arrihet qė sasia disponibėl e energjisė tė pėrdoret nė njė mėnyrė sa mė efektive me kusht qė politika tė jetė e bashkuar nė kėtė pikė.
Nuk e di nėse ka ndonjė tė keqe qė biznesit tė mos i ndėrpritet puna dhe qytetarėt tė kenė drita 24 orė me tė vetmin kusht qė tė xhvishen nga i gjithė konsumi improduktiv dhe teprimet e luksit tė cilat nuk na e lejon momenti. Do tė ishte marrėzi populiste dritshkurtėr tė importohej energji e shtrenjtė me miliona euro pėr hajdutėt e energjisė dhe pėr ata tė cilėn nuk e paguajnė. Do tė ishte marrėzi gjithashtu ta pėrjashtosh Qeverinė nga pėrgjegjėsia e saj pėr tė vepruar dhe marrė masat e duhura tekniko administrative pėr zbutjen e krizės energjitike. Ėshtė e qartė pėr tė gjithė se premtimet elektorale tė forcave politike nė fushatė vlejnė vetėm pėr naivėt dhe pėr ata qė e vjedhin apo nuk e paguajnė energjinė, tė tjerėt e dinė shumė mirė se sa herė qė prurjet e Drinit do tė paksohen pėr shkak thatėsirės nė vėnd do tė fillojnė ndėrprerjet. Njė pyetje fare e natyrshme do tė ishte - e dėshirojnė Qeveritė shqiptare krizėn energjitike? Mėnyra sesi i jepet pėrgjigje kėsaj pyetje nė pėrgjithėsi formon dhe qėndrimet karshi problemit. Nuk besoj se drejtuesi i sotėm i LSi-sė ca vite mė parė Kryeministėr i vėndit do tė ishte i mendimit qė Qeveritė e duan krizėn, pasi njė vjeshtė dhe dimėr pa shi e detyruan tė japė dorheqjen njė javė pėrpara se qielli tė fillonte tė pikonte dhe po ti kishte rezistuar asaj jave fatale nuk do ti kishin shkuar punėt siē i shkuan dhe PS ndofta nuk do tė ishte ndarė. Venė e vinė drejtorėt e KESH-it, ca me llafe dhe ca me pinca nė dorė, por askush nuk zgjidh gjė. Nuk ka mundėsi tė zgjidhin gjė se pa njė pa dy nė kohė krize drejtor i KESH-it nuk ėshtė mė drejtori, ministėr nuk ėshtė mė ministri, por vetė K/Ministri sėbashku me stafet mė tė larta tė cilėsdo maxhorancės nė fuqi, gjithmonė kėshtu. Pse? 20 vjet pa ndėrtuar asnjė vepėr madhore energjitike ndėrkohė qė konsumi ėshtė shumfishuar? Pse, pėrsėri?
Ti marrim me rradhė duke e filluar nga fundi. Shqipėria ėshtė njė vėnd i pasur me ujė tė ėmbėl i prirur pėr gravitet tė zbresė kuotė duke ēliruar energji tė konvertueshme nė energji elektrike. Por Shqipėria nuk ka njė Danub, Nil apo njė tjetėr lumė mė modest, por gjithsesi tė madh dhe tė aftė pėr tė ēliruar energji tė pėrqėndruar me kosto tė lirė pėr zgjidhjen e nevojave energjitike tė vėndit. Nė tė kundėrt vėndi ynė ka njė rrjet lumenjsh dhe pėrrenjsh tė vegjėl malorė tė cilėt kėrkojnė shumė para, shumė punė dhe shumė kohė pėr tė krijuar njė rrjet kombėtar efektiv tė prodhimit dhe tė shpėrndarjes sė energjisė tek konsumatori. Po TEC-et? E njėjta situatė por nė njė drejtim tjetėr, as naftė, as qymyr tė lirė dhe as gaz, dhe mbi tė gjitha njė shtet i varfėr objektivisht me mundėsi tė kufizuara financiare dhe materiale pėr tė ndėrtuar dhe ushqyer gjigandė tė tillė energjitik. Sot mesaduket ka ardhur koha, por duhet tė presim. Tė paktėn duhen edhe disa vjet, gazsjellsa dhe naftėsjellsa tė diskutuar qė vijnė nga lindja me tuba dhe kanale gjigandė me kosto disa miliardėshe qė kalojnė pėrmes detesh dhe shtetesh qė gjithsecili do tė pėrfitojė nė maksimum nga ky rast fatlum. Grindje dhe interesa strategjike gjeopolitike dhe financiare fuqish tė mėdha qė e ndryshojnė drejtimin e kalimit apo shtyjnė afatet e ndėrtimit me njė tė rėnė tė lapsit, ēmund tė bėjė njė shtet i vogėl si Shqipėrija veēse tė presė dhe shpesh tė mbajė iso njėrit apo tjetrit dinosaur. Po importi, importojmė, bile edhe eksportojmė kur rezervuarėt e HEC-ve na mbushen plot, por jo gjithmonė kemi treg tė favorshėm se edhe nė vėndet rreth nesh ndodh e njėjta gjė, kur kemi ne tepricė kanė edhe ata. Kur nuk kemi ne, ata edhe kanė dhe ne importojmė, por njė mall i rrallė kushton mė shumė dhe ēmimet rriten vazhdimisht. Traktati i Kyotos, mbyllja e reaktorėve bėrthamorė, ulja e ēlirimit tė CO2 nė atmosferė, vatrat e nxehta nė lindjen e mesme, rritja e konsumi nė pėrgjithėsi i energjisė si rezultat i zhvillimit frenetik global e bėn energjinė gjithmonė e mė shumė mall tė shtrenjtė defiēitar.
Para nuk ka, por a mund tė kursejmė? Ėshtė e tepėrt tė thuash se jemi tė pasur nė njė shtet ku shumica e pensioneve janė nėn 10.000 lekė, ku rrogat e njė pune cfilitėse pėr shumicėn e popullit janė qesharake, ku biznesi i madh shpesh ka nevojė edhe pėr 100.000 Euro kredi, ku shumica e transaksioneve tregėtare kryhen me klering, ku defiēiti valutor pėrmirėsohet nga prurjet valutore tė emigrantėve, ku norma e inflacionit ėshtė artificiale, ku ēmimet janė europiane, ku biznesi nuk punon pėr shkak tė energjisė, ku kafenetė punojnė me gjenerator ( tani duhen silenciozė), ku buka ėshtė preokupacioni mė i madh pėr masat e popullit. Jo vetėm qė mund tė kursejmė por duhet domosdoshmėrisht tė kursejmė dhe sigurisht tė punojmė mė shumė. Megjithatė ti kthehemi psesė sė dytė. imagjinoni sikur nė mėnyrė tė njanshme Qeverija nė rastin mė tė mirė tė marrė masa drastike tė luftės kundėr vjedhėsve dhe atyre qė nuk paguajnė energjinė, ēdo tė ndodhė? Nuk do tė kalojnė ditė dhe grupe vjedhėsish dhe mospaguesish do tė zėnė rrugėt dhe sheshet duke dalė nė protestė tė mbėshtetur nga forca opozitare politike pėr tu interpretuar si protesta popullore. Qeverija do ti trėmbet situatės dhe menjėherė do tė ulet nė tryeza bisedimesh me inisiatorėt e protestave pėr tė gjetur njė zgjidhje dhe zgjidhja do tė jetė domosdo vazhdimi i situatės para protestave qė nėnkupton pėrsėri vjedhje, mospagim dhe pėrsėri shpėrdorim dhe korrupsion. Pėrsėri do tė prodhojmė dhe importojmė energji tė vlefshme, do tė rrisim artificialisht tė ardhurat reale tė pjesės mė tė dėmshme tė popullatės nė kurriz tė pjesės sė ndershme dhe produktive. Biznesi nuk do tė punojė duke i shtuar humbjes nga ndėrprerja edhe fitimin e munguar dhe qytetarėt do tė presin me ankth dhe frikė uljen e ēelsit tė fidrit tė tyre tė errėsirės. Deri kur? Kush do tė jetė ai sipėrmarrės privat, pronar vėndas apo i huaj i njė TEC-i apo HEC-i i cili do tė shpėrndajė energji pa para? Po sikur politika tė ulet duke e ndjerė tragjizmin e situatės dhe tė vendosė tė mos pėrkrahė askėnd qė shpėrdoron dhe vjedh energjinė, a do tė ketė mė protesta?, edhe mundet, por nė kėtė rast kėto protesta do tė jenė subjekt i njė dėnimi kolektiv dhe pa asnjė perspektivė se mund tė kthehen nė protesta popullore.
Askush se di me saktėsi, por mesa thuhet nė media rreth 60 % janė humbjet tė cilat nėkuptijnė rreth 10-12 % humbje teknike dhe pjesa tjetėr vjedhje. Me njė llogari tė pėrciptė mbi bazėn e kėtyre shifrave, por jo shumė larg realitetit tregon qė konsumi nė vėnd ėshtė tejet larg mundėsisė pėr tu paguar, pra kemi njė konsum shumė mė tė madh sesa indeksi i konsumit tė mallrave tė tjera tė pagueshme tė nevojės sė parė. Nėse do tė kemi mė pak para do tė hamė mė pak mish, mė pak zarzave dhe fruta, do tė pinim mė pak birrė dhe do tė kufizonim mė shumė blerjen e artikujve qė nuk hamė, pse tė mos ndodhė e njėjta gjė me energjinė? Nė vijim tė kėtij arsyetimi, nėse do tė ishte e mundur qė energjia tė kthehej tėrėsisht nė njė mall qė paguhet si tė gjitha mallrat e tjera do tė kishim njė ulje drastike tė konsumit qė do tė pėrmirėsonte dukshėm bilancin energjitik. Ulja e konsumit pėr shkak tė rritjes sė pagueshmėrisė po tė kombinohej me njė kuotim tė pėrkohshėm me konsensus tė pėrgjithshėm politik dhe social pėr energjinė pėr ēdo konsumator nė formėn qė e propozoi Fratari, tė krijon njė ide qė nė vėnd nuk do tė kishte njė furnizim me ndėrprerje, por njė furnizim linear 24 orėsh tė kontrolluar. Kushdo qė do ta interpretonte kėtė masė si brutale dhe tė prapambetur do tė gabonte rėndė duke treguar se nuk e njeh ekonominė e tregut dhe jo vetėm do tė gabonte por do tė kontribuonte nė pėrkeqsimin e situatės dhe pompimin e njė situate sociale kaotike tė pashpresė si pėr popullin nė tėrėsi ashtu edhe pėr biznesin nė veēanti. Mendimi se KESH- nuk ka infrastrukturėn e duhur pėr tė kuotuar energjinė sipas konsumatorėve nuk ka baza, pasi mungesėn e paisjeve teknike pėr njė matje energjie me kuota do tė mund ta plotėsonte me punė njerzore. Me pak fjalė njė llogari e pėrafėrt nėse KESH-i do tė shtonte numurin e faturistėve, teknikėve dhe elektriēistėve me 3000 tė tjerė kostoja mujore nuk do tė arrinte as 1.000.000 $ shifėr kjo e krahasuar me vjedhjet dhe importin e shtrenjtė do tė ishte e papėrfillshme.
05/08/2007