AKTIVITETET

Aktivitete ku do te mare pjese Konfindustria Shqiptare

MADEexpo
Arkitektur, Ndertim, Projektim, Teknologji Ndertimi
MILANO, Itali, 03-06 Shkurt 2010

EURO & MED FOOD
Panair Ushqimor,B2B, Dekustim, Teknologji, Bleres
FOGGIA, Itali, 25-28 Mars 2010

PANAIRI INTERNACIONAL PRANVERE 2010
EXPOPA-Konfindustria Shqiptare- Albinvest
Tirane 8-12 Prill 2010

 

ENEL DHE KONFINDUSTRIA SHQIPTARE,

 NENSHKRUAJNE MAREVESHJE NE SHQIPERI, PER TE MBESHTETUR ZHVILLIMIN E KOMPLEKSIT ENERGJETIK TE PORTO ROMANOS


 

 

·         Nepermjet kesaj mareveshje Enel do te punoje me Kompani Shqiptare te kualifikuara per te zbatuar projektet dhe programet e tij ne vend, me nje fokus te vecante ne ndertimin e Kompleksit Energjetik te Porto Romanos.

 

·         Ne te njejten Mareveshje Konfindustria Shqiptare, me President Ing. Hajredin Fratari, do te mbeshtese Kompleksin Energjetik dhe do te rrise informimin e anetareve te saj per ti ofruar Enel Albania asistence teknike ne projektet e kompanise.

 

·         Kompleksi Energjetik ne Porto Romano do te prodhoje energji ne ngarkese baze qe eshte themelore per zhvillimin e balancuar te prodhimit miks Shqiptar dhe per tere zhvillimin ekonomik te vendit.

 

Tirane, 18 Shkurt 2009. Enel Albania shpk (ketej e tutje Enel Albania) nje kompani e Grupit Enel dhe Konfindustria Shqiptare, me President Ing. Hajredin Fratari, nje bashkim i pavarur i biznesit qe operon ne Shqiperi, sot nenshkruajne nje Memorandum me qellim bashkepunimin me te ngushte per zhvillimin e projekteve energjetike ne vend.

 

Nepermjet memorandumit, Enel dhe Konfindustria Shqiptare rane dakord te konsiderojne inisiativat e Enelit ne Shqiperi, dhe ne menyre te vecante ate te Kompleksit Energjetik, strategjike per zhvillimin e ardhshem ekonomik te vendit.

 

Nen kete mareveshje Enel Albania do te bashkepunoje me kompani te kualifikuara Shqiptare per te nxitur perfshirjen e tyre ne zbatimine Kompleksit Energjetik, ne perputhje me parashikimet e legjislacionit lokal dhe ate perkates te KE.

 

Konfindustria Shqiptare nga ana e saj do te siguroje asistence teknike dhe do te mbeshtese informimin e programeve te Enelit ne Shqiperi, e ne vecanti ate te ndertimit te Kompleksit Energjetik ne Porto Romano.

 

Kompleksi Energjetik qe po zhvillohet nga Enel, konsiston ne ndertimin e nje Termocentrali me qymyr te paster dhe fuqi 800 MW, nje bankine ngarkim shkarkimi, nje linje ajrore transmetimi e energjise elektrike me tension 400 kV qe do te lidhe Tec-in e ri me rrjetin Shqiptar te Transmetimit dhe nje linje tjeter nenujore me tension 500 kV qe do te lidhe Tec-in me rrjetin Italian te Transmetimit. Kompleksi do te prodhoje energji ne ngarkesen baze kompetitive qe eshte thelbesore per zhvillimin ekonomik te ardhshem te Shqiperise dhe do te ofroje fleksibiletetin e nje lidhje direkte me Italiane per te rritur integrimin e dy tregjeve te energjise.

 

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Konfindustria dhe Shqiperia Partenere ne Emer te Projekteve te Zhvillimit

 

Lece therret dhe Shqiperia pergjigjet. Partneritet, bashkepunim, projekte te perbashketa: nga portali telematik per ndermarrjet, deri te investimet per te dy palet e perfshira ne bashkpunim. Per pjesen italjane bashkepunimi drejtohet nga presidenti i Confindustria Lecce, Piero Montinari. Ndersa Shqiperia perfaqesohet ne bashkpunim nga presidenti i Konfindustria Shqiptare, Hajredin Fratari.

 

Me date 18, maj u zhvillua takimi ne rrugen Fornari ne Lece qe ishte nje hap tjeter perpara ne permbushien e objektivit per te identifikuar hapsirat e bashkepunimit sebashku me ndermarrjet shqiptare per te marre pjese ne ndertimin dhe planifikimin e kantiereve qe mendohen te behen ne Shqiperi dhe ne Ballkan.

Lece therret dhe Shqiperia pergjigjet do te thote, sic shpjegoi dhe vete Montinari “ ne qofte se qe tani disa ndermarrje pertej Adriatikut jane konsoliduar nga ana strukturore do te vazhdojet te kete raste te metejshme per investim ne infrastrukture.

Gjithashtu ekziston mundesia, sic eshte shprehur dhe nga ana e presidentit te Confindustria, e bleries me cmime te ulta te ndermarrjeve dhe pas ristrukturimit te tyre rihedhia ne treg.

 

Sfida tjeter eshte ajo e dritares telamatike e realizuar ne kuader te projektit interreg si instrument qe ne web do te mbaje te gjitha informacioet e nevojshme persa i perket perdorimit dhe konsumit te ndermarrjeve te te dy terrioreve perkatese. Kjo do te ndiqet me vone nga nje zyre perfaqesie ne Tirane dhe nje tjeter ne Lece. Ky bashkpunim do te finalizohet se shpejti nga nje akt marrevshie. Ne kete kuader parashikohet dhe nje vizite e numrit nje te Konfindustria Shqiptare, Hajredin Fratari, me rastin e asamblese vjetore. V.M

 

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

* Projektet e Bashkepunimit Italili - Shqiperi, internacionalizimi dhe forcimi i Ndermarjave te Vogla dhe te Mesme

 

* Projektet e Bashkepunimit ITALALBA dhe KONFINDUSTRIA SHQIPTARE, internacionalizimi dhe forcimi i Ndermarjave te Vogla dhe te Mesme

 

* TEKNOLOGJITE BASHKEKOHORE TE PRODUKTEVE PEAD ( POLIETILENIT )

 

* Mareveshja e bashkepunimit midis Konfindustrias te Venetos dhe Konfindustrias Shqiptare