Deklarata

 

Forumi Ekonomik dhe Financiar per Vendet e Mesdheut
(Agim Bufi Konfindustria Shqiptare)


Italia kandidon me Milanon per qendren e Sekretariatit Ekonomik te Bashkimit Mesdhetar.

U mblodhen ne kryeqendren Lombarde, eksponentet me te rendesishem te ekonomise dhe politikes se vendeve Mesdhetare.

Milano, 20 korrik 2009 – Impenjimi 10- vjecar mbi Mesdheun nga ana e Dhomes se Tregtise se Milanos – nepermjet PROMOS, shoqerise se saj te specializuar ne zhvillimin internacional- ka arritur dhe kete vit nje tjeter rezultat : Arriti te organizoj , me kontributin e Regione Lombardia dhe Kabinetit Qeveritar e Ministrise se Jashtme , edicionin e pare te Forumit Ekonomiko-Financiar per Mesdheun.

Ne eventin e mesiperm moren pjese eksponentet me te rendesishem ne nivel politik dhe ekonomik te Mesdheut, te cileve Italia u propozoi kandidaturen e Milanos , si qender e Sekretariatit Ekonomik per Bashkimin Mesdhetar. Kjo kandidatur vjen pas vendimit te marre nga drejtuesit e Ministrise se Jashtme dhe atyre te Bashkimit Mesdhetar , me qellimin e futjes ne projektet e ardhshme te ketij bashkimi edhe krijimin e nje Sekretariati Ekonomik.

Deti qe nuk e lag Milanon
“Italia, si rrjedhoje e pozicionit te saj gjeografik dhe historise qe mban mbi krye ka qene dhe do te jete nje ure natyrale mbi detin mesdhe – ka komentuar Carlo Sangalli, President i Dhomes se Tregtise se Milanos. Milano me traditat dhe mikpritjen e saj, nje qytet multi kulturor, si ne bizneset e saj ashtu dhe ne qytetaret qe e perbejne , behet si ure lidhese, duke afruar jugun Mesdhetar me veriun e Evropes, lindjen me perendimin. Nuk eshte nje rastesi qe Forumi “Euro-Mediterraneo” u be ne kete qytet. Kemi mundesin dhe duam te rritemi se bashku, duke ndare mes nesh rregulla ashtu si dhe perspektiva zhvillimi. Sepse para veshtiresive te mundesive gjigante ne aspektin e raporteve tregtare dhe politike te kesaj zone mesdhetare, fillimisht duhet te gjejme kurajon te ecim para me hapa te medha drejt nje te ardhmeje paqesore”

Italia, unaza lidhese ideale midis ekonomise Mesdhetare dhe asaj Europiane

“Italia eshte ne qender te raporteve ekonomiko finanziare te Mesdheut – shpjegon Bruno Ermolli, President i Promos – Dhe Milano konfirmohet si unaza lidhese ideale midis ekonomis mesdhetare dhe asaj europiane. Per kete ne duhet ti vendosim vetes objektiva gjithmone e me shume ambicioz, le te rimarrim “Entuziazmin e Barcelones” per ti dhene nje shtyse krijimit te nje zone shkembimi te lire mesdhetar, nepermjet Milanos dhe Italiase te cilat qendrojn ne qender te ketij zhvillimi EuroMesdhetar”

Nder personat, e nderuar, qe moren fjalen ne kete Forum , Kryeministri i Italise Silvio Berlusconi, Presidenti i Egjiptit, njekohesisht dhe Co/Presidenti i Bashkimit Mesdhetar Hosni Mubarak, Philippe Maystadt , President i Bankes Europiane te Investimeve (BEI), Zevendes Kryeministri i Suedise Maud Olofsson dhe fjala e Ministrit te Ekonomis dhe Industrise te Frances Christine Lagarde.

“Pjesmarrja kaq e madhe e perfaqesuesve te institucioneve ekonomike ne kete Forum- vazhdon Bruno Ermolli – esht nje konfirmim. Si rrjedhoje e kandidatures se Milanos vendi jone ka mundsin te konfirmoje edhe nje here rolin e tij strategjik ne kete brendesi te Mesdheut”

Nder ministrat qe moren fjalen ishin : Giulio Tremonti (Minister i Ekonomise), Claudio Scajola (Per zhvillimin ekonomik), Franco Frattini (Minister i Maredhenieve me Jasht) dhe Altero Matteoli (Minister i infrastruktures dhe trasportit).

Forumi i mbajtur mes 20 dhe 21 Korrikut me pjesmarrjen te perfaqesueve me te rendesishem te Qeverive dhe Institucioneve te Sistemit Ekonomik te 43 Vendeve qe perbejne Bashkimin Mesdhetar . Konkretisht 27 vendet EU dhe zonat me ne jug dhe lindjes te Mesdheut, si dhe vendet e zones se Golfit.

Pak histori

Sic thuhet edhe “Deklaraten Finale” te Samittit te Parisit per Bashkimin per Mesdheun i mbajtur ne 13 Korrik 2008 dhe ne “Deklaraten Finale” te Konferences se Ministrave te mbajtur ne Marseje ne 3-4 Nentor 2008 “Iniciativa per Zhvillimin e Biznesit Mesdhetar” perben nje nga 6 projektet prioritare te Bashkimit per Mesdheun. Synimi kryesor i kesaj iniciative eshte te asistoje ndermarjet ekzistuese ne vendet partnere ne suportin e ndermarjeve shume te vogla te vogla dhe te mesme duke vleresuar nevojat e tyre, percaktuar linjen e veprimit dhe duke u siguruar atyre burime ne formen e asistences teknike dhe instrumentave financiare dhe bazuar ne parimet e partnershipit. Kontributi nga vendet ne dy anet e Mesdheut do te behet mbi bazen vullnetare.

Brenda kesaj kornize nje vemendje e posacme ju kushtua ceshtjeve te mundesive te creditimit dhe (dhe siguracionit) per ndermarjet shume te vogla dhe te vogla dhe asistence ne kuadrin ligjor dhe administrativ. NVM duhen pare edhe si nje model per stabilitet social nepermjet punesimit dhe levizshmerise shoqerore ne konteksin e rajonit europiano mesdhetar.

Integrimi i zones Euro-Mesdhetare

Objektivi kryesor i ketij Forumi ishte krijimi i nje baze politiko dhe ekonomike te nevojshme per te favorizuar integrimin e zones euro-mesdhetare. Per kete arsye punimet u perqendruan ne tematikat prioritare te zhvillimit te kesaj zone : Zhvillimi dhe Mbeshtetja e Ndermarjeve te Vogla e te Mesme, rrjeti energjitik, perfshire ketu energjite e rinovueshme si dhe infrastruktura.

Analizat e bera nga Zyra e Studimeve ne Dhomen e Tregtise se Milanos tregojne qarte, se, pavaresisht krizes ekonomike , ne 12 muajt e fundit zhvillimi i tregtise mes Italise dhe vendeve te tjera te Mesdheut eshte rritur ne menyr te ndjeshme, duke kaluar keshtu nivelin rekord te 2008 me 62 miliard euro dhe duke konfirmuar Italiane si partneri i pare komercial i Mesdheut.

Faktori kryesor i ketij zhvillimi jane importimet e Italise nga vendet jugore te Mesdheut. Keto importe ne 2008 jan rritur me 20.3% ne krahasim me 2007. Ndersa eksportet nga Italia drejt vendeve te jugut te Mesdheut kane regjistruar nje rriyje me 17,9%

Edhe zona lindore e Mesdheut ka regjistruar rezultate pozitive. Importet kan ngelur pothuajse ne te njejtat nivele te 2007 ndersa eksporti esht rritur me 14,3% .

Analiza e “Mundesive te nje zhvillimi te perbashket” ishte tema e seksionit te fundit te Forumit Ekonomiko Financiar per Mesdheun. Ajo u shtjellua nga Ministri i Ekonomise dhe Finances On. Giulio Tremonti, i ndjekur nga Ministri i Jashtem On. Franco Frattini.

Mbeshtetje per Panelin e Ndermarjeve te Vogla dhe te Mesme (NVM)

Ne kornizen e Forumit Ekonomik dhe Financiar per Mesdheun te organizuar nga Dhoma e Tregtise e Milanos nepermjet Promos qe eshte Agjencia e posacme per Aktivitete nderkombetare, Ministria Italiane e Puneve te Jashtme dhe e Rajonit te Lombardise nje panel i vecante u fokusua ne suportin dhe promovimin e Ndermarjeve te Vogla dhe te Mesme ne Rajonin e Mesdheut.

Objektivi i sesionit ishte kujdesi per partneritetin ekonomik ne rajonin e Mesdheut, nepermjet promovimit te shkembimit tregtar dhe investimeve dypaleshe, realizimit te aktiviteteve promovuese te perbashketa, perfshire panaire dhe ekspozita rajonale dhe permiresimit te prodhimtari nepermjet implementimit te transferimit te teknologjise dhe kembimit te njohurive.

U analizuan mundesite qe dalin prej “Iniciatives te Zhvillimit te Biznesit Mesdhetar” ne menyre qe te promovohet konsensusi dhe progresi ne promovimin e instrumentave te rinj ne suportin e aktivitettit te NVM ne rajon.

Ceshtjet e paraqitura

Mbeshtetja e sektorit te NVM ishte nje prioritet baze i “Forumit ekonomik dhe financiar te Mesdheut” Ceshtjet e paraqitura te panelit ishin koherente me objektivat e pergjithshme me synimin drejt favorizimit te integrimit ekonomik, nepermjet promovimit te sherbimeve per sektorin e NVM, zhvillimit te kapitalit financiar dhe trainimin dhe fuqizimin e kapitalit njerezor. Objektiva kryesore e panelit ishte te identifikoje nje sere politikash dhe aksionesh drejt mbeshtetjes se sektorit te NVM. Brenda kesaj kornize u diskutuan disa ceshtje kyce:

Rrjeti PROMO-MED i NVM

Per te siguruar implementimin e sherbimeve konkrete dhe reale per sektorin e NVM ne rajonin e Mesdheut, ngritja e PROMOMED u proposua si nje rrjet i Agjencive per Zhvillimin Ekonomik dhe e institucioneve te tjera dhe strukturave te Bashkimit per Mesdheun te vendeve anetare ne sigurimin e suportit per sektorin e ndermarjeve shume te vogla te vogla dhe te mesme. Ky rrjet do te promovoje zhvillimin e sektorit privat, sidomos ne ndermarjet e vogla dhe te mesme ne vendet anetare te Bashkimit per Mesdheun, me synimin per te favorizuar rritje me te madhe ekonomike dhe te pershpejtoje krijimin e vendeve te reja te punesimit nepermjet promovimit ekonomik, asistences tenknike dhe financiare, trainimit dhe fuqizimit te kapitalit njerezor. Aktivitetet me te zakonshme promovuese do te perfshijne implementimin e masave sektoriale duke synuar identifikimin mundesite e zhvillimit dhe te investimit ne rajonin Mesdhetar, duke percaktuar masat qe favorizojne transferimin e teknologjise dhe zhvillimin e bashkepunimit industrial si edhe pjesmarjen ne panaire dhe ekspozita tregtare internacionale nepermjet bashkepunimit midis sistemeve te panaireve tregtare te Euro mesdheut.

Mbeshtetja financiare

Zhvillimi jo i plote i tregjeve financire ne rajon ka nje efekt negativ ne zhvillimin sipermarjes private dhe nuk kenaq plotesisht pritshmerite e lidhura me nderhyrjen e Institucioneve Europiane ne kete kuptim. Eksperienca empirike sugjeron qe ceshtjet si transparenca e llogarive dhe pasqyrave financiare te kompanive private, ligji i huamarjes, dhe siguria e tokes publike dhe regjistrave te pronesise, rritjet ne koeficientin e pergjithshem te kapitalit te ndermarjeve dhe instrumenta te tjere specifike per NVM kerkojne analiza te metejshme.

Krijimi i fondit privat te prej 50 mil Euro “Euromed” i promovuar nga Dhoma e Tregtise e Milanos per suportin e NVM Europiane qe do te investojne ne rajonin e Mesdheut, perfaqson nje histori te sukseshme per zhvillimin e partneritetit publik – privat ne kete fushe.

Vendet mesdhetare tregojne nje nevoje ne krijimin e nje fondi te posacem te garantuar per nderkombetarizimin e sektorit te NVM per te siguruar mbulese financiare per huate me term mesatare per investimet si edhe per te mbuluar riskun e perfshire ne transaksionet financiare. Ne kete forum u nenvizua prodhimi i skemave te garantuara per te lehtesuar aksesin ne kreditim nepermjet kontributeve rajonale shumepaleshe.

Trainimi dhe Fuqizimi i Kapitalit Njerezor

Promovimi i programeve te posacme te trainimit perben nje element kyc per zhvillimin ekonomik te rajonit Euro mediteran, nepermjet zhvillimit te sipermarjes dhe trainimit teknik per NVM. Programe te posacme master te Euro Mesdheut do te zhvillohen per te favorizuar trainimin e sipermaresve te rinj euro mesdhetare.

Arbitrazhi

U formulua nje propozim per te lancuar nje program te aktiviteteve ne Mesdhe ne lidhje me aplikimin e instrumentave alternartive per zgjidhjen e mosmareveshjeve tregtare (arbitrazhi dhe zgjidhja me miredashje), per te garantuar standarte te perbashketa ne nivel komuniteti dhe favorizuar nje skenar te standarteve te perbashketa zgjidhjes se mosmareveshjeve ligjore private. Nje rrjet i Qendrave te Arbitrazhit dhe Zgjidhjes se Mosmareveshjeve per rajonin e Mesdheut do te proposohet dhe do te veproje sipas udhezuesit te Gjyqit te Arbitrazhit Milano, si nje kuader referues per zgjidhjen e debateve tregtare brenda rajonit te Euro Mesdheut.

Programet me baze sektori

Programe te posacme do te zhvillohen mbi bazen e sektoreve strategjike, sic jane ushqimi dhe agro-biznesi, zejtaria, media dhe teknologjite e reja, tekstili dhe moda. Ne vecanti, zhvillimi i qendrueshem dhe siguria e ushqimit, tema qendrore e EXPO 2015 do te perbeje bazen per rinovimin e partnershipit per te zhvilluar nje grumbull agricultural te integruar te euromesdhetar.

Konfindustria Shqiptare dhe Presidenti Ing. Hajredin Fratari ne Panelin:

Mbeshtetja ndaj Ndermarjeve te Vogla dhe te Mesme si motor zhvillimi i ekonomive si dhe te gjitha instrumentat ne kete mbeshtetje.

Ne kete panel diskutuan edhe perfaqesuesit e Institucioneve kryesore te biznesit Shqiptar: Ing. Hajredin Fratari President i Konfindustria Shqiptare si dhe Prof. Gjoke Uldedaj Kryetar I Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes.

z. Fratari ne diskutimin e tij u perqendrua ne: Rolin e Ndermarjeve te Vogla dhe te Mesme ne Shqiperi;Te dhenat mbi NVM ne Shqiperi; Mundesite e te investuarit ne Shqiperi; Roli i Investitoreve te vendeve te Mesdheut ne pergjithesi dhe te atyre Italiane ne vecanti; Cilat jane faktoret kyc per bashkepunimin e NVM shqiptare me ato te vendeve te Mesdheut; Propozimr operative per perfshirjen e NVM ve Shqiptare ne projektet e mbeshtetjes nga vendet me te medha te Mesdheut.

Arritjet e NVM ne Shqiperi:

Treguesi makroekonomik me baze Inflacionin qe nuk i kalon 3%
Taksa 20% - 10%
Nje sistem bankar i konsoliduar
Prodhimi Shqiptar eshte ne rritje
Konkurence ligjore dhe masat anti- monopol
Mbrojtje e pronesise intelektuale
Qendrat “ One Stop Shop “ per regjistrimin dhe licensimin e ndermarjeve
Sistemi informative i pagesave te taksave
Propozimet per mbeshtetjen e NVM ne Shqiperi

Stabilizimi i nje “ Fondi Garancie per NVM
Mbeshtetje te hapjes se skemave te “mikro-kredi” ne bashkepunim me donatore
Ndihma ndaj NVM ve ne programe te edukimit profesional
Evitimi i barrierave burokratike ne fushen e investimeve
Intesifikimi i shkembimeve tregtare midis vendeve te Mesdheut
Ritja e rolit e Keshillave Konsultative te Biznesit jashte dhe brenda vendit
Ritje te bashkepunimeve midis institucioneve perfaqesuese te bizneseve te vendeve te Mesdheut
Ndihma ndaj NVM per te shmangur taksimin e dyfishte.

Konfindustrias Shqiptare gjithashtu,ofron partneritet ne projektin e shpallur nga PROMOS e Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Milanos. Projekti, i cili parashikon te realizoje inisiativa qe favorizojne zhvillimin, transferimin e teknologjise nga vendet me te zhvilluara te Mesdheut, mbrojtja e ambjentit, formimi profesional dhe sigurimin e vendeve te reja te punes.

Kryetari i Dhomes se Tregtise se Tiranes prof. Gjoke Uldedaj ne Panelin:
Mbeshtetja ndaj Ndermarjeve te Vogla dhe te Mesme si motor zhvillimi i ekonomivesi dhe te gjitha instrumentat ne kete mbeshtetje.
Presidenti i TACI OIL, z. Rezart Taci, ne Panelin: ENERGJIA
Modernizimi dhe ekspansioni i sektorit energjitik pėr tė garantuar dhe integruar zhvillimin energjitik tė rajonit tonė duhet tė jetė njė nga objktivat kryesore tė zhvillimit social dhe ekonomik nė tė cilat duhet tė mbėshteten politikat e vendeve tona. Nė kėtė kėndvėshtrimin ky objektiv mund tė arrihet jo vtėm me zhvillim e sektorit tė brendshėm energjitik, zgjerimin e burimeve energjitike alternative por dhe me forcimin e koordinimit dhe bashkėpunimit rajonal tė kėtij tregu i cili do tė garantonte njė zhvillim tė qėndrueshėm dhe afatgjatė.
Nisur nga situata aktuale e them me bindje se sigurimi i energjisė po varet gjithmonė e mė shumė nga politikat rajonale. Resorset egzistuese dhe limitimi i kapaciteteve te trasmetimit nė tregun rajonal ka krijuar pengesa serioze tė cilat limitojnė dimesionet e zhvillimit tė sektorit energjitik duke u kthyer nė njė pengesė serioze nė zhvillimin e qėndrueshėm dhe prespektivėn e ekonomive tė vendeve tona.

Si pėrfaqėsues i biznesit Shqiptar shpreha kėnaqėsinė time pėr organizimin e kėtij forumi pasi pėrpjekjet pėr zhvillimin e ketij sektori, burimeve tė reja energjitike si dhe krijimi i njė tregu tė zhvilluar rajonal ėshtė ende larg plotėsimit tė kėrkesave tė zhvillimit nė njė prespektivė afatgjate.

Situata nė tė cilėn ndodhemi tregon se zhvillimi i pakoordinuar i politikave energjitike individuale kanė krijuar njė sistem energjitik problematik e cila ka krijuar pengesa serioze nė realizimin objektivave tė pėrbashkėta pėr krijimin e njė tregu tė zhvilluar rajonal.

Politikat tona duhet tė fokusohen jo vetem nė zhvillimin e resorseve egzistuese si dhe energjive alternative por dhe nė koordinimin dhe transmetimin e kapaciteteve tona pėr tė garantuar sigurimin e saj ekonomive tona nė tė gjithė rajonin e mesdheut .

Mendoj se objektivi afatgjatė duhet tė jetė krijimi i nje rrjeti efikas tė rajonit tė mesdheut tė pėrshtatshėm pėr integrimin e tij mė gjerė me tregun energjitik evropian e cila jo vetem do tė sjelle benifite pėr kėtė rajon por do tė sigurojė dhe njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik tė vendeve tona.

Energjia elektrike

Karakteristikė e sektorit energjitik shqiptar ėshtė se prodhimi i brendshėm ėshtė pothuajse i tėri i bazuar nė energjitė hidrike tė cilat po trgojnė se janė tė pa mjaftueshme tė pėrballojnė kėrkesat e njė zhvillimi tė vrullshėm ekonomik.

Ndėrkohė ndodhemi nė njė situatė ku edhe vendet e tjera tė rajonit pėrfshirė kėtu dhe vendet anėtare tė BE nuk mund tė pėrballojnė kėrkesat pėr energji duke pėrdorur vetėm burimet e tye tė brendshme .Pra edhe vendet mė tė zhvilluara nė rajon e kanė tashmė eksperiencėn e tyre duke rritur importet pėr nevojat e tregut tė tyre tė brendshėm.

Kjo situate e krijuar nė tregun rajonal vecanėrisht pėr Shqipėrinė e cila pothuajse e tėra mbėshtetet nė sistemin energjitik hidrik, mjaft e ndjeshme nga kushtet klimatike ka sjelle nje serė krizash energjitike tė cilat kanė ndikuar drejtpėrdrejtė nė zhvillimin social ekonomik tė vendit.

Mė duhet tė vlerėsoj ndėrkohė vizionin e qeverisė shqiptare e cila me njė sėrė vendimėsh po bėn pėrpjekje positive duke i rikosideruar politikat e saja energjitike pėr tė rritur kapacitetet e burimeve energjitike tė cilat shpresojmė qė shumė shpejt tė bėhen pjesė e tregut energjitik rajonal.

Kompania shtetėrore energjitike KESH sė fundi I ėshtė nėnshtruar njė ristrukturimi tė thellė me synimin e privatizimit total tė saj duke u ndarė nė tre kompani baze KESH, OST dhe OSSH. Ėshtė miratuar paralelisht reforma legjislative nė pėrputhje me direktivat e BE-sė , duke pasur pėr herė tė parė ”modelin shqiptar tė tregut tė energjisė elektrike” si dhe u pėrshtatėn me kushtet e reja tė tregut Rregullat e tregut,kodi I transmetimit,kodi shperndarjes, kodi I matjes si dhe u hartuan nga e para kontratat tip pėr marrėdhėniet midis operatorėve tė tregut. Tashmė ėshtė realizuar me sukses privatizimi i njėrės prej kompanive tė sistemit tonė energjitik OSSH e cila u fitua nga kompania ceke CEZ me nje ofertė financiare prej 102 milion eur.

Vetėm resorset nė sistemin hidro energjitik nė shqipėri konsiderohen tė shfytėzuara deri nė masėn 30% tė kapacitetit tė saj. Kjo hapėsirė e pashfrytėzuar ende si dhe pėrshtatja e njė legjislacioni i cila nxit inisiativėn private pėr tė investuar nė kėtė drejtim e ka bėrė tashmė tregun energjitik shqiptar mjaft atraktiv. Investitorė tė shumtė tashmė janė angazhuar drejtpėrdrejtė nė ndėrtimin e sistemeve hidrike nė disa lumenj tė shqipėrisė dhe aktualisht janė dhėnė 71 hidrocentrale me koncesion tė cilėt pritet tė pėrmirėsojnė me 20% rritjen e nivelit tė energjisė eleltrike dhe nė tė cilat janė pėrfshirė kompanitė lider nė tregun energjitik sikurse VERBUND, EVN, STATKRAFT,ATEL etj.

Do tė pėrmendja kėtu vetėm pėrfshirjen nė ndėrtimin e tre hidrocentraleve tė reja mbi lumin devoll nga dy kompani tė mirėnjohura austriake dhe norvegjeze EVN AG si dhe Statkraft AS tė cilat do tė investojnė njė shumė prej 950 milionė euro tė cilat do tė arrijnė njė kapacitet tė pėrgjithshėm prej 340 MĖ apo njė prodhim 1000 gigavat nė orė.

Ekspertėt e ndėrtimit tė hidrocentraleve thonė se shqipėria nėse do tė shfrytėzoj plotėsisht burimet ujore do tė arrijė nė njė kapacitet prodhues nė mbi 15 miliard kilovolt nė orė.

Nė pėrpjekje pėr balancimin e sistemit tė saj energjitik shqipėria po ndėrmerr hapa tė rėndėsishėm nė drejtim tė diversifikimit tė prodhimit tė energjisė.

Dhėnia me koncesion e termocentralit egzistues tė Fierit si dhe ndėrtimi i njė termocentrali tė fuqishėm nė Vlorė nga kompania italiane Maier Inginiering do tė rrisė ndjeshėm kapacitetet gjeneruese tė tregut energjitik shqiptar. Stacioni energjetik parashikohet tėketė njė ngarkesė bazė me kapacitet 85-135 MVA. Ku lėnda djegėse e distiluar do tė konvertohet nė gaz natyral.

Pėr gjenerimin dhe diversikimin e burimeve energjitike po bėhen hapa tė rėndėsishėm dhe nė drejtim tė shfrytėzimit tė energjisė se ėrės.

Me iniciativėn e zotit Berluskoni ėshtė firmosur sė fundi njė kontratė koncesionare pėr energjinė e eres me kompaninė italiane Moncada. Kjo shoqeri ka projektuar dhe ka marre licencen per ndertimin te nje parku eolik me vlere totale investimi afersisht 750 milion euro ku do tė pėrfshihet ndėrtimi i 250 aerogjeneratoreve , dy nenstacioneve me kapacitet 500 MĖ si dhe pėr transmetimin e energjise elektrike do te ndertohet njė linjė interkoneksioni (merchant line) midis Italise dhe Shqiperise e cila do te mundesoje jo vetem transmetimin e energjise elektrike te prodhuar nga ky park per ne Itali, por dhe eksportin e energjise elektrike midis Italise dhe Shqiperise per nevoja te sistemit tone energjetik.

Pa dyshim qė pjesėmarrja e drejtpėrdrejtė nė kėto projekte tė investitorėve tė huaj e ka bėrė emergjente ndėrtimin e linjave tė interkonnjeksionit pėr tė bėrė tė mundur qė gjenerimi i kėsaj energjie tė mund tė integrohet nė rrjetin energjitik rajonal.

Pėrfundimi i punimeve tė ndėrtimit tė linjės sė interkonjeksionit me Malin e Zi me kapacitet 400 KV, zgjerimi dhe ndėrtimi i linjave tė reja me Kosovėn, Maqedonine dhe mė e rėndėsishmja miratimi i tre lejeve pwr tre kompani Italiane pwr ndwrtimin e linjave tregtare me sistemin Italian do ta bėnte pėrfundimisht shqipėrinė pjesė tė rėndėsishme tė tregut tonė rajonal.

Hidrokarburet

Por nėse nė politikat e qeverive tona nė drejtim tė zhvillimit tė infrastrukturės sė tregut tė eneregjisė elektrike janė tė qarta dhe japin shpresė pėr njė tė ardhme tė sigurt, politikat pėr zhvillimin e sektorit tė hidrokarbureve has nė vėshtirėsi tė mėdha pikėrisht pėr shkak tė mungesės sė infrastrukturės lidhėse me vendet e tjera tė rajonit.

Pamvarėsisht nga kėto vėshtirėsi vlen tė pėrmėndet se privatizimi i kompanisė shtetėrore ARMO si dhe dhėnia me koncesion disa kompanive tė huaja shfrytėzimin e vendburimeve tė naftės i kanė dhėnė tjetėr dimesion dhe prespektivė zhvillimit tė kėtij sektori. Kompania ARMO tė cilėn unė pėrfaqėsoj e cila ka nė pronėsi tė saj dy rafineri pėrpunon aktualish 1,5 milion naftė bruto. Me investimet e parashikuara tė cilat pritet tė pėrfundojnė brenda kėtij viti jo vetėm qė do tė rriten kapacitetet pėrpunuese tė saj por dhe dhe standartet e nenprodukteve do tė certifikohen me tė gjitha parametrat e pranueshme nė komunitetin europian.

Privatizimi dhe rritja e perfomancės sė kompanisė tonė ka nxitur nė mėnyrė zinxhir dhe rritjen e investimeve nga ana e kompanive koncesionare tė shfrytėzimit tė vendburimeve tė naftės pėr tė pėrballuar kėrkesat nė rritje pėr lėndė tė parė si nga ana jonė ashtu dhe pėr eksport. Do tė pėrmėndja kėtu kompaninė koncesionare Bankers Petroleum e cila ka kryer njė investim prej 200 milion $ dhe ka arritur tė ketė njė prodhim prej 10.000 – 15.000 barela nė ditė.

Megjithatė verrejme me shqetėsim se pamvarėsisht se nė nensektotėrėt e industrisė kemi njė dominim tė produktevetėe naftės, duke patur njė raport 50% me 33% ndaj energjisė elektrike, integrimi nė rrjetin rajonal do tė jetė jetike, pasi nė tė kundėrtėn do tė limitojė gjenerimin e kapaciteteve nxjerrėse dhe pėrpunuese tė kėtij sektori.

Pėr sa i pėrket shfrytėzimit tė gazit po me iniciativėn e qeverisė italiane ėshtė lidhur njė marrėveshje me kompaninė Trans European Energy pėr ndertimit te nje impianti Rigazifikues te Gazit te Lenget Natyror (GNL) ne zonen e bregdetit te Fierit, investim I cili do tė kapė shifrėn 1 miliard euro. Stacioni do tė ketė njė kapacitet vjetor prej 10 miliard metrash kub dhe njė TEC me cikėl tė kombinuar , tė ndėrtuar nė tre faza nga 400MĖ secila. Realizimi I kėtij projekti do tė fusė pėr herė tė parė shqipėrinė ne harten e Rrjetit Evropian–Boteror te Gazit Natyror te Lengezuar (GNL),nderkohė qė i gjithe projekti ne pergjithesi do tė jetė plotesisht “miqesor” me mjedisin.

Promovimi I projektit tė gjurmės sė gazsjellėsit transadriatik (TAP) dhe pėrfshirjes sė tij nė project idenė e gazsjellėsit tė Ballkanit Perendimor pjesė ė Energy Community Gas Ring, EGL, e cila tashmė ka marrė dhe miratimin e studimit tė saj tė fizibilitetit nga komisioni europian, e cila do tė lidhė rrjetin shqiptar tė gazit me rrjetin nndėrkomėtar tė gazsjellėve tė greqisė pėr tė pėrfunduar mė pas nė Itali e cila do tė integrojė pėrfundimisht shqipėrinė nė tregun ndėrkomėtar tė kėtij produkti energjitik. Ndėrkohė nė kėtė drejtim po punohet pėr tė gjetur mbėshtėtjen e nevojshme pėr zhvillimin e projektit Ionian Adriatic pipeline, IAP, pėr lidhjen e Shqipėrisė – Malit tė zi dhe Kroacisė.

Materiali u pergatit nga:

Agim Bufi
Drejtor i Maredhenieve me Jashte dhe Projekteve
Konfindustria Shqiptare
www.konfindustria.org.al