ITALI – TORINO Konfindustria e Shqiperise tashme ka edhe zyren e saj ne Itali. Qyteti i Torinos eshte vendi ku kjo konfindustri do te zhvilloje aktivitetin e saj ne shtetin italian.
Perurimi i zyres eshte bere ne Torino, nen pjesmarrjen e shume autoriteteve lokale italiane, autoriteteve shqiptare qe jane e pranishem ne Torino si dhe prezencen e presidentit te zyres se Konfindrustrise Shqiptare Giovanni Firera. Nuk ka munguar ne kete inagurim edhe vete Presidenti i Konfindustrias Shqiptare Ing. Hajredin Fratari.
Ne fjalen e tij, presidenti Ing. Hajredin Fratari, ka beret e ditur se “hapja e zyres ne Torino eshte nje hap shume i rendesishem per zhvillimin e marredhenieve ekonomike mes Shqiperise dhe Italise. “Ne kemi patur mundesine qe te bashkepunojme edhe me pare, por sot ne arritem qe zyrtarisht te konformojme kete bashkepunim te forte mes dy paleve”, ka shtuar ne fjalen e tij presidenti Fratari.
Gianguido Passoni, Keshilltar per buxhetin tha se : ” Qyteti i Torinos beson shume ne bashkepunimin ekonomik me jashte, edhe me vendet qe jane ne rruge drejt EU se, sic eshte fqinji yne Shqiperia.”
“ Sot eshte nje dite e rendesishme, nenvizoi Keshilltari Rajonal i Pdl, Roberto Tentoni, sepse u hap nje “ure” midis Italise dhe Shqiperise, qe favorizon te gjitha shkembimet midis dy vendeve”.
“ Rajoni i Piemontes, ka siguruar Keshilltari Andrea Stara, eshte i nderuar me kete arritje, qe perfaqeson nje mundesi me shume per zhvillime ne sektoret ekonomik.
Por edhe vete presidenti i Konfindurstrise Shqiptare ne Torino, Giovanni Firera, ka vleresuar punen e bere me pare mes dy palesh, por ndihet edhe me i vleresuar me pozicionin qe sapo eshte emeruar. “Ne kemi patur dhe kemi nje qellim te perbashket. Qellimi yne eshte afrimi dhe bashkepunimi i ndersjellte mes ndermarrjeve shqiptare dhe atyre italiane. Kjo do te rrise me teper mundesine mes njohjeve te dy vendeve tona si dhe nje rritje ekonomike per te dyja palet, pasi perfitimi mes ndermarrjeve eshte i ndersjellte”, ka theksuar Firera.
Zyra e shtypit Konfindustria Shqiptare:
tel/fax: 355 4 2272290
Email: Info@konfindustria.org.al; f.affairs@konfindustria.org.al; president@konfindustria.org.al
Tirane 10.10.2011