
K.I.SH
Konfindustria Shqiptare www.konfindustria.com
Laissez faire ose kapitalizmi i lirė
(OPINION)
Eduard Ypi*
Jetojmė nė kapitalizėm. Reformat, pensionet, ligjet fiskale, bankat private, bursat, sindikatat, shoqatat e punėmarrėsve, fondacionet dhe OJF-tė e panumėrta, papunėsia, grevat, emigracioni dhe migracioni, trafiqet, polarizimi pėr shkak tė pasurisė, realiteti i pėrditshėm, ēdo gjė flet pėr njė sistem ndryshe dhe mendėsi tė re sė bashku me dėshirėn e papėrmbajtshme pėr tė jetuar mė mirė nė garė, pėr tė siguruar tė nesėrmen dhe pse jo pėr tė shijuar luksin e tė qenit i pasur dhe i fuqishėm. Megjithėse tė gjithė janė pėrfshirė nga dėshira dhe ėndrrat pėr tė qenė protagonistė tė kėtij sistemi, pėrsėri ka shumė, tė cilėt e kanė tė vėshtirė ta pėrtypin idenė se janė kthyer nė detaje tė kėtij mekanizmi gjigand dhe tė pandalshėm. Duke trajtuar nostalgjikėt e diktaturės si patologji e moshės sė demokracisė, tė tjerėt dhe e pranojnė, edhe se pranojnė. E pranojnė kur pėrballen me nevojat nė rritje tė njė jete konsumiste qė ska asgjė tė pėrbashkėt me atė tė disa viteve mė parė dhe nuk e pranojnė kur gogoli i propagandės sė dikurshme herė pas here bėhet i gjallė. Nė analizė mė tė thellė nuk ėshtė vetėm kjo arsyeja, pasi problemi ėshtė shumė mė kompleks me ndėrthurjen e arsyeve materiale dhe jo materiale, kėto tė fundit tė lidhura ngushtė qoftė me natyrėn njerėzore apo dhe me njė konstitucion mental dhe shpirtėror tė formėsuar nė kohė. Ndodh shpesh qė individė apo grupime politike pėrmes njė qėndrimi ambigue karshi sė resė kėrkojnė tė manipulojnė pjesėn mė tė varfėr dhe mė pa shpresė tė shoqėrisė me iluzionet e njė jete barazitiste me elementė parazitizmi qė pėrmbajnė dhunė pėr arritjen e qėllimit, duke mos pėrfillur aftėsitė dhe pėrgatitjen e gjithsecilit dhe thelbin vetėzhvillues tė sistemit. Shembja e praktikės dogmatike tė socialkomunizmit kėrkoi domosdoshmėrisht pėr shkak tė vakumit tė krijuar, zėvendėsimin e mentaliteteve dhe praktikave tė vjetra me tė reja, shpesh tė ashpra dhe nė dukje antipopullore, por padiskutishmėrisht mė tė vėrteta dhe mė tė afėrta me natyrėn, kėrkesat dhe ambicien njerėzore. Por a ėshtė kapitalizmi njė nocion i pėrcaktuar mirė dhe i pranuar nga tė gjithė? Nėse komunizmi ngrihet mbi bazėn e njė dogme dhe tė njė grushti teoricienėsh, tė kombinuar me diktatorė qė e provuan nė mėnyrė tė dėshtuar aplikimin e tij nė praktikė, kapitalizmi pėrkundrazi paraqitet divers si nė raport me emėrtimin e tij, ashtu dhe nė format e aplikimit. Nėse Marksi mbahet si themeluesi i doktrinės komuniste, kapitalizmi mesa duket ka shumė baballarė, duke nėnkuptuar me kėtė se ēfarė nuk ėshtė socializėm, pa koment, pavarėsisht nga format e paraqitjes dhe emri mbetet tė jetė kapitalizėm. Arritja deri nė pikėn e ndarjes sė kėtyre sistemeve ekonomiko-shoqėrore nuk ka kaluar pa luftė dhe pėrpjekje pėr identitet tė shtresave tė krijuara si produkt i proceseve zhvilluese dhe i evoluimit objektiv tė shoqėrisė njerėzore. Nė morinė e pafund tė pėrcaktimeve mbi kapitalizmin do tė pėrmendja thėnien e njė sociologu tė famshėm, Max Weber, qė e pėrshkruan kapitalizmin si diēka qė shfaqet sa herė qė plotėsimi i nevojave pėr produkte industriale tė njė grupi njerėzor kryhet me metodėn e ndėrmarrjeve. Edhe vetė Weber mė vonė e modifikon thėnien e tij, duke shtuar nė pėrkufizimin e parė edhe aktivitete qė nė thelb nuk kanė tė bėjnė me njė veprimtari tė mirėfilltė ekonomike siē janė fajdeja dhe spekulimet financiare nė pėrgjithėsi. Megjithatė thėnia e Weberit pėrsa i pėrket ndėrmarrjeve mbetet nė thelb tė njė organizimi kapitalist ose jo komunist. Sot pas ekspirimit faktik tė sistemit tė shoqėrive plotėsisht tė centralizuara debati ėshtė transferuar diku gjetkė dhe pikėrisht nė masėn qė shteti ndėrhyn nė ekonomi. Nėse nga njėra anė pakica e lumtur pėrpiqet me hapa tė shpejta tė heqė qafe zgjedhėn e shtetit dhe tė bėhet sa mė e pavarur nė zbatimin e lojės sė vet tė suksesshme, pjesa tjetėr tė dobėtit, tė paaftėt dhe tė pafatėt kėrkojnė me ngulm qė shteti tė jetė prezent nė jetėt e tyre, duke shfaqur pėrditė dhe mė shumė pafuqinė e vet pėr tė ndjekur garėn e ēmendur tė pasurimit dhe ritmin frenetik tė jetės moderne. E gjithė kjo lojė qė pėrditė e mė tepėr merr pėrmasa institucionale krijon nevojėn e garantit relativ tė stabilitetit. Nėse mbas vitit 90 lėvizja punėtore u riorganizua nė formėn e sindikatave, ndėrmarrjet e reja kapitaliste, duke qenė se ishin nė fillimet e tyre ju desh shumė kohė pėr tu ndėrgjegjėsuar pėr rėndėsinė e tė qenit faktor. Po tė bėnim njė krahasim gjeometrik, duke imagjinuar krijimin e njė trekėndėshi barabrinjės dhe gjatėsia e brinjės tė simbolizonte pushtetin dhe influencėn nė shoqėri dhe, ku ēdo brinjė do tė pėrfaqėsonte respektivisht shtetin, punonjėsit dhe punėdhėnėsit, kjo do tė ishte dhe skema ideale e njė shoqėrie kapitaliste. Nė tė vėrtetė trekėndėshi nuk mund tė jetė barabrinjės dhe nuk ėshtė i tillė askund, aq mė tepėr nė vendin tonė. Nė kushtet e njė ekonomie informale nė pjesėn e saj mė tė madhe, ku nė pjesėn dėrmuese pėr arsye objektive punonjėsit janė nė tė zezė dhe paguhen shpesh nėn minimumin jetik nuk mund tė pretendohet se kemi njė organizim efecient tė klasės punėtore. Rrjedhimisht ndėrmarrjet kapitaliste, ku punėsohen kėta punonjės nuk janė formale dhe pėr pasojė janė tė varura nga shteti, qoftė edhe pėr kėtė fakt pėr tė shmangur goditjen qė vjen nga informaliteti. Po tė marrim nė veēanti shtetin, i cili si mbajtės i rregullave formale duket sikur i ka tė gjitha fajet, pėrsėri edhe kjo nuk ėshtė gjithmonė e vėrtetė, mjafton ti referohemi aseteve njerėzore tė tij pėr tė thėnė se punonjėsi i administratės, duke qenė pjesėtar i kėtij ambienti e ka shumė tė thjeshtė qė nga dėshira pėr tė marrė pjesė apo edhe pėr arsye karakteriale tė cedojė nė kryerjen e detyrės. Filozofėt, ekonomistėt, politikanėt janė marrė gjatė me kėto raporte, pavarėsisht nėse kanė pasur ose jo tė njėjtin kėndvėshtrim, por nė fund tė fundit deformimi i trekėndėshit ju ka tėrhequr vėmendjen dhe kanė dhėnė opsionet e tyre. Nė pėrgjithėsi teoritė e ndryshme konvergojnė nė dy grupe kryesore pikėpamjesh, e para ėshtė teoria e kapitalizmit klasik (laissez faire) tė lirė nga ndėrhyrjet e shtetit dhe e dyta, kapitalizmi mix, qė pranon ndėrhyrjen e shtetit, por ka problem masėn e ndėrhyrjes. Ja se ēfarė thotė Robert Hessen i Stanford Graduate School of Business, pėr shtetin mė tė fuqishėm kapitalist tė botės kur pėrpiqet tė shpjegojė tipin e tij tė kapitalizmit:
Njė ekonomi plotėsisht e lirė (laissez faire) nuk ka ekzistuar kurrė, por autoriteti qeveritar mbi aktivitetin ekonomik ėshtė rritur ndjeshėm qė nga shekulli XVIII, dhe veēanėrisht qė nga koha e Depresionit tė Madh.... Sot USA, dikur kėshtjellė e kapitalizmit ėshtė njė ekonomi mikse, nė tė cilėn qeveria jep favore dhe detyron kufizime pa ndonjė parim tė qartė ose tė qėndrueshėm.
Mjafton kjo thėnie pėr tė menduar se kurba e ndėrhyrjes sė shtetit nė ekonomi, si njė fenomen i ekonomive tė zhvilluara kapitaliste vjen nė ngjitje krahas rritjes sė ekonomisė sė njė vendi. Nuk do tė kishte kuptim pėr Shqipėrinė tė hynte direkt nė periudhėn e njė shteti tė fuqishėm dhe me shumė influencė pa kaluar mė parė nė kapitalizmin e thjeshtė tė iniciativės sė lirė dhe shtresėzimit pasuror tė shoqėrisė. Megjithėse nė dukje paradoks, vetėm shtresėzimi dhe krijimi i lobeve tė fuqishme vendase industriale dhe financiare do tė mundnin tė krijonin kushte pėr ritme tė larta zhvillimi dhe mirėqenie. Tė gjitha pėrpjekjet e shtetit pėr tė nxjerrė rregulla dhe ligje tė pafundme, kudo dhe pėr ēdo gjė ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me informalitetin, qė nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se tabloja e pafuqisė sė tij pėr tė ndjekur zbatimin e tyre. Formalizimi i informales, nėpėrmjet shtimit tė formales ėshtė rruga pa krye, nė tė cilin do tė futeshin tė gjitha qeveritė shqiptare deri nė momentin qė do tė kuptojnė se formalizimi ėshtė njė proces spontan qė kryhet pėr interes dhe askush nuk mund tė kryejė njė proces tė tillė me mjete detyruese. Nėse i ashtuquajturi legalizim ėshtė njė proces tipik kapitalist dhe shumė i lavdėrueshėm, po kaq i rėndėsishėm ėshtė edhe legalizimi i pasurisė sė pronarėve tė rinj, ashtu siē janė, pa pėrfillur rrugėn dhe mėnyrat sesi arritėn deri aty. Tėrheqja e shtetit, nė pozicionin e mbajtėsit tė rregullave tė lojės dhe jo tė krijuesi tė tyre ėshtė inteligjencė, ėshtė strategji zhvillimi qė hap pas hapi tė ēon nė prosperitet dhe mundėsi ndėrhyrjeje. Njė klasė e kontrolluar kapitaliste nėnkupton njė popull tė varfėr dhe njė shtet tė paaftė pėr tė kuptuar trendin e vėrtetė tė zhvillimit.
marre nga gazeta Panorama dt.14 maj 2007
*Drejtor Ekzekutiv i Konfindustria Shqiptare
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Eduard Ypi, Ligji i Gjobave u pėrgatit nė fshehtėsi tė plotė
(Marrė nga gazeta "Shqip" e dt. 6 Prill 2007)
Konfindustria Shqiptare,
pėrfaqėsia zyrtare e sipėrmarrėsve tė sektorit tė industrisė dhe shėrbimeve,
deklarohen haptazi kundėr planit tė qeverisė qė synon ligjėrimin e
parapagimit tė gjobave nga bizneset te tatimet. Drejtori i Konfindustria-s,
Eduard Ypi, e konsideron projektligjin tėrėsisht arbitrar dhe nė kundėrshtim
me filozofinė e njė buxheti tė shėndetshėm. "Njė shtet nuk mbahet me gjoba!
Gjobat janė elementi i fundit pėr tė
plotėsuar buxhetin e shtetit. Detyra e shtetit ėshtė tė parandalojė shkeljet,
pa arritur te gjobat, nė kuptimin e grumbullimit tė tė ardhurave nė buxhet",
thotė Ypi. Sipas pėrfaqėsuesit tė industrialistėve, shteti dėmtohet nėse
vendos shumė gjoba, ngaqė gjobat
janė njė element frenimi, jo zhvillimi. Dy ditė mė parė, Konfindustria
Shqiptare, nė njė nismė tė paprecedent, nėnshkroi bashkė me 8 shoqata tė
tjera biznesi, njė letėrprotestė,
ku i kėrkohej qeverisė dhe institucioneve mė tė larta shtetėrore qė tė
frenonin ligjin arbitrar. "Kėshtu po goditen parimet e tri-partitizmit, tė
cilat janė shtyllat kryesore qė mbajnė shoqėrinė e sotme, tė qytetėruar, nė
kėmbė, tė cilat janė shteti, punonjėsit dhe punėdhėnėsit", shpjegon Ypi.
Drejtori i Konfindustria- s, shprehet se pėrfaqėsia e biznesit qė ai
pėrfaqėson kurrė nuk ėshtė njoftuar mbi pėrgatitjen e kėtij projektligji. "Ky
rojektligj duhet tė ishte konsultuar me tė gjitha organizatat e biznesit. Me
ne nuk ėshtė konsultuar njeri. Ėshtė njė vendim obskur mund tė them",
deklaroi Ypi. Problemi kryesor i parapagimit tė gjobave, lidhet me mundėsinė
qė qeveria mund ti pėrdorė tatimet, si milici private financiare, duke
goditur me fatura tė rėnda ato biznese qė nuk konsiderohen miqėsore ndaj
forcės nė pushtet. Sipas ligjit ende nė fuqi, nėse tatimorėt do tė vendosnin
njė gjobė marramendėse dhe abuzive, kjo do tė rrėzohej automatikisht, tė
paktėn nė gjykatė, ndaj ky veprim arbitrar do tė ishte i panevojshėm. Ndėrsa,
sipas ligjit tė ri, qė pritet tė hyjė nė fuqi, njė biznes mund tė gjobitet
me shifra tė papėrballueshme,
pavarėsisht se dihet qė gjykata do ta rrėzonte gjobėn, pasi shuma nė fjalė
do tė arapaguhet. Kėshtu, zgjatja me vite e proceseve gjyqėsore, do tė ēonte
nė daljen jashtė tregu dhe/apo falimentimin e biznesit, pėr sa kohė atij i
janė bllokuar kapitalet.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Interviste
Pėrgjigje - Konfindustria Shqiptare tashmė e ka bėrė tė ditur nė publik qėndrimin e sajė karshi projektligjit tė ri. Me deklaratėn e firmosur nga 9 shoqata pėrfaqsuese tė degėve dhe profileve tė ndryshme tė sipėrmarrjes janė shprehur qartė disa nga arsyet dhe konkretisht kanė nėnvizuar nė parim shkeljen e tė drejtės kushtetuese qė garanton barazinė e trajtimit tė pronės publike me atė private dhe barazinė e tė gjithėve pėrpara ligjit (nenin 11 dhe 18 tė Kushtetutės). Me anė tė kėtij ligji, ndėr tė tjera, i krijohet hapėsirė abuzive nėnpunėsit tatimor shtetror qė qoftė pėr paaftėsi profesionale apo dhe pėr arsye tė tjera tė penalizojė nė kufij tė gjėrė pa tė drejtė Biznesin. Pėr njė moment sikur tė marrim nė konsideratė hallet e Qeverisė si dhe preēedentėt e moszbatimit tė ligjit nga ana e subjekteve private qė kanė ēuar nė akumulimin e problemeve financiare, pėrsėri do tė thoshim se nuk do tė ishte kjo rruga e vetme dhe mė efektive e zgjidhjes sė problemit nė nivel administrativ. Zgjidhjet e forta nė pėrgjithėsi, pėr eksperiencė, nuk shėrbyer asnjėherė pėr tė pėrmirsuar klimėn, pėrkundrazi krijojnė kushte tė favorshme pėr tkurrjen dhe zvogėlimin e masės sė zhvillimit. Nė kėtė rast hedhja e tėrė peshės sė problemeve tė Qeverisė nė kurriz tė biznesit ėshtė njė zgjidhje artificiale, ėshtė mbyllja e syve pėrpara pasojave nė tė ardhmen. Zona e takimit e Biznesit me Qeverinė nėse mund ta emėrtonim kėshtu shpesh krijon edhe fėrkime duke mbrojtur secila palė interesat e e momentit, por sidoqoftė dialogu dhe kompromisi ndėrmjet aktorėve janė tė vetmet rrugė pėr njė zgjidhje tė mbarė.
Pėrgjigje - Ėshtė jo pozitive pėr tė dyja palėt qė tė pohoj faktin qė nuk e di pėr ēarėsye nė rastin e projektligjit nė fjalė ndėrmjet Konfindustria Shqiptare dhe Qeverisė nuk ka pasur kontakte dhe pėr rrjedhojė projektligji gjithmonė, pėrsa i pėrket Konfindustrias, ėshtė hartuar nė terr, gjė e cila bėhet e dukshme nė reagimin e Konfindustrias pas daljes sė debatit nė media. Me pak fjalė dhe pa retorikė ky projekt ligj ėshtė hartuar dhe dėrguar nė Parlament pėr shqyrtim dhe miratim pa marrė parasysh vullnetin e komunitetit tė Biznesit.
Pėrgjigje - Miratimi nė parim i kėtij projektligji tashmė e ka kaluar Parlamentin dhe sipas proēedurave parlamentare mbetet miratimi nen pėr nen. Arritja nė kėtė fazė e bėn tė vėshtirė idenė se do tė ketė njė reflektim tė shumicės parlamentare pėr tė ndryshuar diēka, megjithatė duke e parė ēėshtjen nė njė kuadėr mė tė gjėrė le tė shpresojnė njė ndyshim tė ēastit tė fundit. Pėrsa i pėrket ēndryshime do tė propozonim sikur, do tė thosha nė njė qėndrim jo personal se mė parė duhet tė debatohet me aktorėt e biznesit nga ana e Qeverisė se cilat janė opsionet e tyre nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe pas hap pas hapi tė kėrkohej njė zgjidhje kompromisi dhe pse jo njė zgjidhje krejt e re nė njė dritė tė re mardhėniesh Qeveri-Biznes. Pavarėsisht nga elementėt teknikė tė zgjidhjes ne do tė kėrkonim parimisht vendosjen e tė drejtės kushtetuese tė biznesit pėr tu mbrojtur nga padrejtėsitė dhe arbritrariteti qė nė rastin e kėtij ligji janė tė dukėshme.
Pėrgjigje - E para dhe mė e rėndėsishmja do tė ishte klima e terrorit fiskal qė pa ndonjė mundim tė madh edhe nga profanėt e ekonomisė dhe biznesit do tė pėrkthehej nė njė ngadalsim tė veprimtarisė ekonomike nė shkallė vėndi dhe njė hap mė tutje nė pėrkeqsimin e situatės sė punėsimit dhe tė ardhurave reale pėr frymė. Nė njė kėnd vėshtrimi mė ekonomik, biznesi nėn kėrcėnim do tė bėhej mė informal dhe mė pak konsumues dhe si rrjedhojė mė pak aktiv dhe zhvillues nė shkallė vėndi. Krijimi i detyrimeve tė mėdha ndaj shtetit nė njė % tė papėrcaktuar pėr shkak tė arbritraritetit naiv ligjor do tė krijonte mungesa tė theksuara mjetesh xhiroje qė do tė ēonte nė vėshtirėsi financiare shumė biznese dhe do tė shtoheshin artificialisht raste e falimentimit tė shoqėrive tė ndryshme. Rritja e tė ardhurave tė Buxhetit tė Shtetit do tė kishte anėn e saj tė errėt sepse do tė krijonte nė njė periudhė fare tė shkurtėr njė pamundėsi pėr ta rimbushur atė, kėsaj rradhe pėr shkaqe objektive. Pėr ta pėrmėndur tė fundit, por jo se ėshtė mė pak e rėndėsishme se ēdo pasojė tjetėr, ėshtė padyshim krijimi i njė ndjenje mungese stabiliteti nė sytė e aktorėve politikė dhe ekonomik tė huaj. Ēmund tė mendojė njė sipėrmarrės i huaj qė i shtyrė thjesht nga ndjenja e mundėsive ekonomike qė paraqet njė vėnd nė zhvillim si ky i yni, tė ndodhet pėrpara njė inspektori tatimor, gjysėm analfabet krahasuar me nivelin e tij tė pėrgatitjes, qė pėrplas kėmbėt dhe kėrkon tė abuzojė dhe nė kėtė rast nė mėnyrė absurde nė emėr tė ligjit.
Pėrgjigje - Vėrtet ėshtė pėr tė ardhur keq qė kėto ditė po qarkullojnė nė media disa personalitete tė biznesit dhe tė shoqėrisė civile tė cilėt janė mjaft tė njohura pėr Konfindustria Shqiptare, por qė pėr arėsye tė zgjedhjeve tė tyre personale nuk i pėrkasin mė kėtij grupimi. Pėr tė shtuar edhe diēka tė fundit nė lidhje me kėtė pikė do tė thoja se ajo ēka mund tė quhet shqetsuese ėshtė fakti qė po pėrdoret i njėjti emėr me organizatėn tonė, gjė e cila unė personalisht shpresoj tė zgjidhet me reflektimin, pa kėrkuar njė arbitėr ligjor, e personave qė tashmė e kanė zgjedhur rrugėn e tyre duke krijuar njė organizatė tjetėr dhe qė sigurisht kėrkon njė emėr tjetėr.
Pėrgjigje - Mendoj se ėshtė veprim i nxituar tė kryesh hapa qė nuk ju ka ardhur koha, fillimisht pėrpjekjet dhe lufta jonė do tė vazhdojnė tė jenė nė sinkron me fazėn ku pėrpunohet ēėshtja, domethėnė nė Qeveri dhe Parlament. Uroj qė tė mos jetė i nevojshėm njė veprim i tillė, por nėse kjo ndodh dhe ligji kalon nė Parlament ashtu siē ėshtė, athere edhe nė kėtė rast patjetėr do tė shfrytėzojmė hapėsirat qė na jep ligji dhe sistemi demokratik.
marre nga gazeta Panorama dt.11 Prill 2007