Konfindustria Shqiptare
Leter e hapur
Pėr dijeni :
-Presidentit tė republikes shkelqesise se tij zotit Alfred Moisiu
-Kryetares se Kuvendit shkėlqesisė sė saj Zj. Jozefina Topalli
-Kryeministrit tė Shqipėrisė shkėlqesisė se tij zotit Sali Berisha
-Kryetareve tė partive tė koalicionit tė Majtė PS,LSI,PSD,PDS,PAD
-Kryetarėve tė partive tė Koalicionit tė Djathtė PD,PR,PDR, PDK, PBK,LZHK,PLL
-Madhėrisė sė tij princit Leka I Parė Zogu
Tė nderuar zotėrinj!
Mė lejoni qė nė emėr tė Konfindustria Shqiptare tė theksoj se ne jemi njė grupim industrialistesh dhe ne nuk kemi patur dhe nuk kemi aspak pėr qėllim pjesėmarrjen si aktor tė drejtėpėrdrejtė, apo si forcė politike me qėllim final ardhjen nė pushtet. Ne jemi njė grupim qė pėrfaqėsojmė interesat ekonomike tė biznesit nė Shqipėri. Nė kėtė sens Konfindustria Shqiptare nuk ėshtė aspak e interesuar tė dijė emrin e personit qė do tė marrė mandatin e presidentit tė vendit, apo krahun politik tė cilit ky person do ti pėrkasė. Konfindustria Shqiptare mjaftohet vetėm me faktin qė presidentit I ardhshėm tė jetė njė dėgjues I mirė, pėrfaqėsues dhe partner I interesave tona.
Tė nderuar zotėrinj
Konfndustria shqiptare zhvilloi sot njė mbledhje tė jashtėzakonshme e cila u shkaktua nga sinjalet negative qė ka marrė nė lidhje me zhvillimet e fundit nė ekonominė e Shqipėrisė. Konfindustria Shqiptare ka konstatuar se ka njė rėnie tė veprimtarisė ekonomike. Konfindustria Shqiptare ka konstatuar se shkak pėr kėtė rėnie ekonomike ėshtė bėrė klima politike e ndezur qė po I paraprin zgjedhjes sė presidentit tė ri tė vendit.
Tė Nderuar zotėrinj
Konfindustria Shqiptare ka konstatuar se:
Opinioni I gjerė reflekton ankthin qė ka shkaktuar mundėsia e krizės parlamentare dhe propabiliteti pėr zgjedhje tė parakohshme. Kjo situate e krijuar reflektohet nė rastin mė tė mirė nė ngadalėsim tė investimeve qė bėn bisnesi. Ndėrkohė po kjo situatė shprehet edhe me pezullim tė investimeve qė biznesi kishte planifikuar prej kohėsh. Klima e rėnduar politike ka ndikuar nė nivelin e konsumit. Ka rritje tė konsumit krahasimisht me muajt e kaluar por jo nė nivelin qė kjo periudhė ka si kapacitet te saj.
Kjo politike klime ka ndikuar nė ndryshimin e fokusist tė tė gjithė atyre aktorėve tė ekonomisė shqiptare. Sinjalet janė tė qarta; qė tė gjithė aktorėt e ekonomisė janė tė pėrfishrė nė njė moment pause, tė shkaktuar nga ngrirja apo ngėrcci I marrėdhėnieve politike.
Konfindustria Shqiptare po konstaton se tė parėt qė po ndjejnė mė shumė kėtė ngrirje janė tė gjithe aktorėt ekonomikė qė duhet tė punonin nė kėtė periudhe, si ata qė operojnė nė sektorin e turizmit, si operatorėt e hoteleve, pikave turistike, operatorėt turistike, industria ushqimore, industria e ndėrtimit, hidrokarburet. Duke qenė se tė gjithė sektoret e ekonomisė janė tė ndėrlidhur dhe tė varur nga njėri-tjetri Konfindustria Shqiptare shpreh shqetėsimin e saj se kjo situatė mund tė ndikojė nė ekonomi edhe nė muajt nė vazhdim.
Tė nderuar zoterinj!
Konfindustria Shqiptare ėshtė zėri dhe zėdhėnėsja e interesave tė jovetėm sektorėve tė sipėrpėrmendur, por edhe e tė gjithė atyre qė nuk janė pėrmendur dhe qė pasojat e ngerccit politik mund ti ndjejnė mė vonė.
Konfinduatria nė emėr tė tė gjithė biznesit qė operon nė Republikėn e Shqipėrisė, kėrkon nga ju si aktorė politikė, dhe fton tė gjithė aktorėt e tjerė tė opinionit dhe shpirtit tė publikut qė tė gjejnė sa mė shpejt njė zgjidhje pėr situatėn.
Konfindustria Shqiptare mendon se Shqipėria ėshtė njė vend I varfėr dhe nuk mund tė pėrballojė koston e Luksit tė krizave politike. Biznesi shqiptar dhe konsumatori shqiptar ėshtė ende I ndjeshėm ndaj politikės. Ndėrsa Shqipėria nuk e ka luksin e momentit pause. Shqipėria duhet tė punojė.
Hajredin Fratari
President I Konfindustria Shqiptares