Mirëseerdhët në lidhjen direkte me institucionin qëndror të biznesit shqiptarë

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Me date 2 tetor 2014 në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja e bashkepunimit midis:

KISH – Konfindustria Shqiptare, perfaqesuar nga Presidenti dhe perfaqesuesi legal Ing. Hajredin Fratari, me adrese ne Rr.Ismail Qemali, 29 – Tirana – Shqiperi,

dhe

AMIES – Associazione Molisana delle Imprese e dei Servizi, perfaqesuar nga Presidenti dhe perfaqesuesja legale Znj. Maria Grazia D’Adante, me adrese ne Rrugen Ugo Foscolo, 11 – 86039 Termoli (CB) – Itali


KISH e AMIES nënshkruajne këtë Marrëveshje bashkëpunimi në besimin se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) luajë një rol jetik në strukturën ekonomike dhe sociale italiane dhe janë një element strategjik në procesin e zhvillimit, rritjes dhe hapjes së tregut shqiptar. Objektivi është të mbështesë zhvillimin ekonomik nëpërmjet zbatimit të përbashkët të projekteve të përbashkëta të cilat mundësojnë një nivel më të lartë të integrimit, investimeve dhe përshpejtimit te rritjes së sektorit prodhues të Shqipërisë fale pjesëmarrjes aktive të NVM-ve të rajonit të Molises (Itali) . Marrëveshja e Bashkëpunimit, pra, do të inkurajojë zhvillimin harmonik dhe të balancuar të NVM-ve të Rajonit të Molises (Itali) me qëllim të bashkëpunimit të qëndrueshëm, afatgjatë, ndërkufitar, transnacionale me NVM – te shqiptare nëpërmjet promovimit të iniciativave sipërmarrëse, shërbimet mbështetëse, shkëmbimin e informacionit _ investimet teknike në projektet e zhvillimit të territorit i mbështetur nga BE-ja ose nga organizata të tjera dhe institucione kombëtare ose ndërkombëtare.

20141002_13052120141002_130832