KONFINDUSTRIA  SHQIPTARE                    www.konfindustria.com
English
Rr.Ismaili Qemali, Pallati Fratari 30 Tel/fax: 04272290     e-mail: info@konfindustria.com
Rreth Nesh

Lojtar Kryesor nė zhvillimet e ekonomisė, shoqėrisė dhe institucioneve shqiptare

Konfindustria Shqiptare ėshtė bashkim vullnetar i biznesmenėve tė fushave tė ndryshme qė veprojnė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė themeluar me vendim te Gjykates se Tiranes nr. 1517,  dt. 11.11.2005.

Konfindustria Shqiptare eshte nje bashkim vullnetar vetem i bizneseve prodhuese & ofruese sherbimesh shqiptare ne Shqiperi. Ata perfaqesojne te gjithe fushat e ekonomise prodhuese shqiptare te manifaktures, industrise ushqimore, industrise se birres dhe pijeve, industrise se ndertimit, energjisė, materialeve te ndertimit, transportit, turizmit, telekomunikacionit dhe industrisė sė shėrbimeve nė vėnd. Numuri i antarėve tė “Konfindustrias Shqiptare” ėshtė rritur me shpejtėsi, sot numuri arrin rreth 200 kompani dhe disa federata tė sferės sė prodhimit dhe tė shėrbimeve duke arritur tė pėrfaqsojė njė sektor ekonomik qė punėson rreth 70.000 punonjės.

Shtrirja e saj eshte e plote ne gjithe hapsiren gjeografike te bizneseve prodhuese shqiptare.

-“Konfindustria Shqiptare” eshte ndertuar kryesisht e bazuar ne modelet e funksionimit te simotrave te saj europiane dhe dhe nė mėnyrė tė veēantė nė modelin e “Confindustria” italiane.

Konfindustria Shqiptare ne mbrojtje te interesave te antareve te saj do te synoje ne integrimin e ekonomise shqiptare ne ata europiane dhe boterore, duke u munduar te perfitoje sa me shume nga favoret e procesit te integrimit dhe globalizimit te tregjeve dhe njekohesisht per te zvogeluar pasojat e mundshme negative te proceseve integruese globalizuese. Per kete qellim sherbime te posacme bazuar ne kontaktet me partneret e specializuar nderkombetare do te jepen per njohjen dhe hapjen e tregjeve europiane dhe me gjere per mallrat dhe kapitalin shqiptar, bashkepunimin me partnere te huaj institucionale dhe private per investime te perbashketa ne tregun shqiptar dhe rajonal, pjesemarrjen ne projekte strategjike te privatizimit dhe zhvillimit ne sektoret me strategjike te ekonomise, mbrojten nga politikat e pandershme tregetare te mallrave te tjera, mbrojtje ligjore dhe institucionale brenda dhe jashte vendit, formimin menaxherial modern te biznesit vendor, etj.

Konfindustria Shqiptare pėrmes betejave tė saj nė tė ardhmen ka si synimtė arrijė tė konvertojė idetė dhe vitalitetin e sipėrmarrėsve shqiptarė nė ide pėr rritjen dhe fuqizimin e vėndit, gjithashtu ajo ka si synim  tė kthehet nė njė lobing tė fuqishėm ekonomik dhe politik pėr tė marrė pjesė aktive nė thellimin dhe perfeksionimin e reformave pėr rritjen dhe modernizimin e tregut, shoqėrisė dhe administratės publike dhe shtetit shqiptar nė pėrgjithėsi.

Statuti KISH